'E padrejtë nëse Messi nuk e fiton Kupën e Botës, e kam parë duke qarë si fëmijë'

'E padrejtë nëse Messi nuk e fiton Kupën e Botës, e kam parë duke qarë si fëmijë'

10:31, 27/03/2020

Portieri i Argjentinës, Oscar Ustari ka deklaruar se do të ishte e padrejtë nëse Lionel Messi nuk do të ishte në gjendje të shijonte suksesin në Kupën e Botës.

Lionel Messi ka fituar shumë tituj në nivel të klubit me Barcelonën, por gjërat nuk kanë shkuar mirë me Kombëtaren e Argjentinës me të cilën nuk ka fituar asnjë trofe.

“Nëse Messi nuk do të shpallet kampion bote, futbolli do të jetë i padrejtë”, ka deklaruar Ustari.

“Gjërat mund të shkojnë mirë ose jo, por është shumë e vështirë të jesh në këpucët e tij pasi ai duhet të fitojë gjithçka.

“E mbaj mend që në Kupën e Amerikës 2011, kur unë po shërohesha nga dëmtimi i gjurit, unë shkova ta takojë Messin në stadiumin Ezeiza dhe e pashë atë ashtu siç nuk e kisha parë kurrë më parë, të dëshpëruar duke qarë si fëmijë”, rrëfen Oscar Ustari.

Kujtojmë që Argjentina e Messit humbi në finalen e Kupës së Botës nga Gjermania me rezultatin 1-0.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco