Jahmir Hyka në karantinë: Ka gjëra më të rëndësishme në jetë se futbolli

Jahmir Hyka në karantinë: Ka gjëra më të rëndësishme në jetë se futbolli

09:56, 27/03/2020

Jahmir Hyka ka folur për kushtet e karantinës në Izreal.

Në një intervistë për Supersport, lojtari shqiptar i skuadrës së Sektzia Nes Tziona tha se jeta është më e rëndësishme se futbolli dhe duhen respektuar rregullat.

Gjithashtu Hyka u shpreh optimist se e gjithë skuadra duhet të jetë gati për të rifilluar kampionatin.

“U bënë gati rreth 2 javë që është ndalur kampionati e stërvitja, gjithçka. Po kalonim një moment të mirë në luftën për mbijetesë. Kjo është jeta, ka gjëra më të rëndësishme në jetë se futbolli”, u shpreh fillimisht ai.

Situata në Izrael: Izraeli mbahet për sigurinë, kam fatin që jam në një ekip me Lilajn dhe e kalojmë kohën bashkë. Në momente karantine është mirë të jetë kështu, të kesh dikë afër. Luajmë “play-station” të dy, Lilaj është përmirësuar goxha, ka mësuar nga unë.

Përgatitjet në karantinë: Akoma nuk dihet se kur mund të rifillojmë, na kanë dhënë program të stërvitemi në mënyrë individuale. Do na lajmërojnë në një kohë të dytë, megjithatë ne duhet të jemi gati për të rifilluar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco