Chelsea shfaq interes për Donnarumma

Chelsea shfaq interes për Donnarumma

21:42, 26/03/2020

Klubi i Chelseat ka shfaqur interes për portierin e Milanit, Giannluigi Donnarumma.

Sipas asaj që raporton “calciomercato”  “blutë e londrës’ janë të interesuar për të transferuar në “Stamford Bridge”, gardianin 21 vjeçar.

Gazeta italiane shkruan se Frank Lampard është i dëshpëruar me Kepa Arrizabalaga dhe do të përpiqet që bindë drejtuesit për ta shitur në fund të sezonit.

Me Willy Caballero si opsion tjetër të vetëm, i cili është në vitet e fundit të karrierës së tij, Donnarumma shihet si blerja perfekte për Chelsea.

Mbetet për t’u pare nëse londinezët do të arrijnë të bindin Milan, për kartonin e portierit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco