Szczesny zgjedh portierin më të mirë në botë

Szczesny zgjedh portierin më të mirë në botë

20:42, 26/03/2020

Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny, ka dhënë një intervistë për “Sky Sport”, ku ka treguar si po i kalon ditët në karantinë.

Ai ka rrëfyer emocionet e çuditshme të ndeshjes Juventus-Inter pa tifozë dhe ka deklaruar se portieri më i mirë në botë është braziliani Alison.

27-vjeçari polak ka dhe një mesazh për tifozët dhe jo vetëm, të cilëve ju kërkon të respektojnë rregullat, si e vetmja mënyrë për t’u takuar së më shpejt në fushë.

“Mërzitem në shtëpi, sepse jam vetëm duke qenë se familjen e kam në Poloni. Fle shumë gjumë dhe stërvitem teksa presim të rifillojmë. Fatmirësisht shokët e mi të skuadrës që rezultuan pozitiv janë mirë. 

Sa çuditshëm ishte të luanim pa tifozë kundër Interit. Të përjetonim emocionet e fitores pa tifozë nuk ishte një gjë e mirë.

Portieri më i mirë në botë në këto momente është Alison, me të cilin pata kënaqësin të luaja te skuadra e Romës”, tha Szczesny.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco