Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Hoeness: Do të kemi një botë të re futbolli, mbijetesa e kampionatit do të rrezikohet nëse...

Hoeness: Do të kemi një botë të re futbolli, mbijetesa e kampionatit do të rrezikohet nëse...

20:35, 26/03/2020

Bayern Munich parashikon se shumë gjëra me të cilat ishim mësuar, do të ndryshojnë, ashtu si edhe dinamikat brenda kësaj bote.

“Nuk mund ta parashikosh me saktësi, por as nuk e imagjinoj më që të ketë transferime me vlera prej 100 milionë eurosh në një të ardhme të afërt. Shifrat e transferimeve do të bien, për 2-3 vitet e ardhshme do të jetë e vështirë që të ketë shifra të mëdha që lëvizin nga një klub në tjetrin. Me shumë mundësi do të kemi një botë të re futbolli”, tha Hoeness për “Kicker”.

Ai nuk sheh një kërcënim real për ekzistencën e Bundesligës, sidomos nëse kjo e fundit do të arrijë të zhvillojë ndeshjet e mbetura dhe të sigurojë paratë e të drejtës TV, qoftë edhe me dyer të mbyllura. “Por mbijetesa e kampionatit do të rrezikohet seriozisht nëse nuk do të ketë ndeshje deri për Krishtlindje, atëherë do të jetë problem. Kushdo që bën parashikime tani rreth një rifillimi të mundshëm të kampionatit është një sharlatan”, tha ish-presidenti i Bayern Munich.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco