Coronavirus: FA shpall të pavlefshëm sezonin 2019/20 për ligat nacionale

Coronavirus: FA shpall të pavlefshëm sezonin 2019/20 për ligat nacionale

19:41, 26/03/2020

Nëse Premier League është ende duke pritur të dijë se kur mund të rifillojë kampionati, federata angleze sapo ka marrë vendim për klubet që luajnë poshtë  Ligës Kombëtare në Veri dhe Jug. 

Pas pandemisë së koronavrusit, viti futbollistik 2019/2020 është shpallur i pavlefshëm.

Image

Të enjten pasdite FA ka njoftuar vendimin e saj për anulimin e ligave nacionale, që do të thotë se nuk do të ketë promovim dhe as rënie të klubeve.

Ndërkohë, të gjitha nivelet poshtë Superligës dhe Championship-it të femrave janë anuluar gjithashtu, ndërsa organi drejtues punon se si të përfundojë sezonim në nivelin e lartë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco