Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë pranohet në FIFpro

Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë pranohet në FIFpro

19:10, 26/03/2020

Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë, edhe pse ka pak muaj që është regjistruar në Gjykatë, bën një hap shumë të rëndësishëm në aktkvitetin e saj. 

Nëpërmjet faqes zyrtare ka njoftuar se i është pranuar kërkesa për t’u bërë pjesë e FIFpro.

“Të nderuar miq dhe dashamirës. Dua t’ju njoftoj se sot pas komukimimeve intensive që kemi patur me FIFPro, është pranuar kërkesa e Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë për të aplikuar për anëtarësim në këtë organizatë, duke na caktuar edhe detyrat që ne duhet të kryejmë. 

Sigurisht që mbrojtja e të drejtave të futbollistëve shqiptarë nga sot hyn në një dimension tjetër, pasi nuk do të jetë vetëm Sindikata jonë ajo që do t’i mbrojë këto të drejta, por së shpejti edhe FIFPro. 

Shumë shpejt, të gjitha problemet me të cilat përballen futbollistët shqiptare siç ato që lidhen me pagat, siguracionet etj, do t’i behen prezente FIFPro dhe në këtë mënyrë edhe zgjidhja e tyre mendoj se do të jetë më e lehtë. 

Si të gjithë kolegët e tyre në mbarë botën edhe futbollistët shqiptare do të marrin në dorë zgjidhjen e problemeve të tyre”, shkruhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco