Kam fatin që në këto ditë të vështira të kem pranë familjen, flet Bare: Tek Malaga më duan të gjithë!

Kam fatin që në këto ditë të vështira të kem pranë familjen, flet Bare: Tek Malaga më duan të gjithë!

17:59, 26/03/2020

Ashtu si të gjithë futbollistët edhe Keidi Bare është i izoluar, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Mirëpo ndryshe nga shumica e tyre, Bare ka fatin që të ketë praën edhe familjarët e tij.

Mesfushori i Malagas ka dhënë një intervistë për “Fan Zone”, ku shprehet se janë ditrë të vështira këto në Spanjë, por ka fatin të jetë me familjen afër.

Image

Gjithashtu Bare tregon se kishte shumë oferta në janar, por vendosi të qëndronte te Malaga. “Kam fatin e mirë që në këto ditë të vështira kam pranë vetes familjen. Flas me të gjithë çunat e Kombëtares. Me Sadikun jemi afër këtu në Spanjë, por nuk dal do ta takoj. Për sa i përket femrave, në këtë moment jam vetëm dhe mendoj se është me e mirë kjo.

Kisha disa oferta në janar, por mendoj se nuk është diçka e mirë të ndryshosh ekip në merkaton e janarit. Shpresoj që të ndodhë diçka në merkaton e verës.

Megjithatë jam shumë i lumtur te Malaga, gjithçka këtu është shumë mirë. Me duan të gjithë, nga tifozët te stafi dhe ndihem shumë mirë. Po i prisja shumë ndeshjet e Kombëtares dhe mendoja për to, por për fat të keq nuk mund të luajmë.”, u shpreh Bare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco