Edhe pse është diskutuar për përfundimin e parakohshëm të pjesës më të madhe të kampionateve në Europë, gjasat janë që të luhet futboll gjatë gjithë verës.
Në momentin që bota do të marrë frymë lirisht nga Pandemia e Koronavirusit, futbolli do të rifillojë dhe kampionatet do të luhen rregullisht deri në fund.
Ideja më e fundit e UEFA-s dhe krerëve të klubeve europiane është që kampionatet të rifillojnë në fund të majit dhe të luhen pa ndërprerje deri në mes të korrikut.
Më pas do të jetë momenti i Kupave të Europës që do të rinisin më 18 korrik me ndeshjet e mbetura të raundit të 1/8-ave në Champions dhe Europa League.
Finalet e mëdha të këtyre dy kompeticioneve do të luhen në mesin e gushtit, ndërkohë që pas një pauze të shkurtër pushimesh skuadrat do të rinisin stërvitjet që sezoni i ri të fillojë pas datës 10 shtator.
Nëse do të luhet me tifozë apo tifozë kjo do të varet nga përhapja e Koronavirusit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: