Covid-19 - Real Madrid kthen stadiumin në qendër furnizimi me pajisje shëndetësore

Covid-19 - Real Madrid kthen stadiumin në qendër furnizimi me pajisje shëndetësore

16:20, 26/03/2020

Ashtu si Italia edhe Spanja po përballet me një situatë të vështirë, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Numri I të infektuarve dhe viktimave me këtë virus të tmerrshëm po vjen në rritje dhe duke parë situatën klubi I Real Madridit ka vendosur që t’iu vijë në ndihmë autoriteteve shëndetësore.

Drejtusesit e klubit mbretëror njoftuan se kanë arritur një marrëveshje me Këshillin e Lartë të Sportit që stadiumi “Santiago Bernabéu” të shndërrohet në qendrën kryesore për mbledhjen e furnizimeve të kujdesit shëndetësor.

 

“Klubi i Fubollit Real Madrid, ??në bashkëpunim me Këshillin e Lartë të Sporteve, po fillon një projekt në Madrid për furnizimin dhe shpërndarjen e pajisjeve shëndetësore strategjike me qëllim luftimin e pandemisë COVID-19. “Santiago Bernabéu” do të bëhet një hapësirë ??e përshtatur për të ruajtur furnizime shëndetësore të destinuara për të luftuar këtë pandemi ”, shkruhet në deklaratën e klubit.

Më pas shpjegohet se i gjithë ky material do t’u dorëzohet autoriteteve shëndetësore spanjolle, në mënyrë që të mund të bëhet një përdorim optimal dhe efikas i këtyre burimeve, aq të domosdoshme në urgjencën aktuale shëndetësore

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco