Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Matri këshillon yllin e Italisë: Shko te Juventusi, mos u mendo dy herë!

Matri këshillon yllin e Italisë: Shko te Juventusi, mos u mendo dy herë!

11:10, 26/03/2020

Koronavirusi ka pezulluar çdo aktivitet të rëndësishëm sportiv.

Në një intervistë për Tuttosport nga shtëpia në Milano, Alessandro Matri këshillon Sandro Tonali të bashkohet me juventusin dhe të mos mendohet dy herë.

“Sandro Tonali është një djalë i mirë, serioz. Po ashtu, është një talent i shkëlqyer. Unë do t'i sugjeroja menaxherit Paratici që ta marrë menjëherë Sandro. Me Tonali nuk bën kurrë gabim. Së pari, ai është një lojtar i datëlindjes 2000 dhe nuk duket aq i ri, kur luan. Ai është i ftohtë. Dhe mos mendoni se është e lehtë të luani me sytë (vizionin) e tij në çdo ndeshje.

Nëse më kërkon një opinion për Juventusin? Unë do t'i thoja Sandros: Shko tani, mos u mendo dy herë! Sa i përket mënyrës sesi e kam provuar unë Juventusin, mund t’ia rekomandoja pa hezitim. Gjatë muajve të fundit, ai nuk më ka pyetur për asgjë dhe e kuptoj. Të gjithë flasin për të, por megjithatë Tonali arriti ta shijojë sezonin e parë në Serie A me qetësi”, tha Matri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco