10 ditë pas infektimit/ Basketbollisti shërohet plotësisht nga koronavirusi

10 ditë pas infektimit/ Basketbollisti shërohet plotësisht nga koronavirusi

09:41, 26/03/2020

Pas 10 ditësh nga diagnostikimi, basketbollisti Christian Wood është shëruar nga koronavirusi.

Lajmi është konfirmuar nga agjenti i tij, Adam Pensack i cili ka theksuar se “Wood ndjehet mirë dhe është shëruar plotësisht”.

Ndeshja e fundit me Pistons ishte më 11 mars, dita që NBA pezulloi sezonin për shkak të pandemisë koronavirus. Testi pozitiv i Wood u raportua më 14 mars.

Sipas Organizatës Botërore e Shëndetësisë, koha mesatare e rimëkëmbjes për raste të buta të COVID-19 është rreth dy javë, ndërsa për rastet e rënda kjo kohë shkon nga tre deri në gjashtë javë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco