Sezon i dështuar, flet Hazard: Po përshtatem, duhet të gjykohem vitin tjetër

Sezon i dështuar, flet Hazard: Po përshtatem, duhet të gjykohem vitin tjetër

08:52, 26/03/2020

Erdhi si transferim i bujshëm por Hazard ka zhvilluar një sezon të dështuar.

Sulmuesi belg ka pranuar se sezoni i parë te Real Madrid nuk ka qenë i mirë, por thotë se suksesi i tij në kryeqytetin spanjoll duhet të analizohet në sezonin e ardhshëm.

“Sezoni im i parë në Madrid është i keq, por jo gjithçka është e keqe”, ka deklaruar Hazard.

“Është një sezon i përshtatjes me klubin e ri. Do të gjykohem në të dytin. Mua më takon dhe kam detyrë të jem në gjendje të mirë vitin e ardhshëm”, tha Hazard.

Hazard ka shënuar vetëm një gol dhe ka bërë pesë asistime në 15 paraqitjet e para në të gjitha garat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco