Asani: Uroj të kthehemi sa më parë në gjendje normale, po përgatitem maksimalisht sikur nesër të nis sezoni

Asani: Uroj të kthehemi sa më parë në gjendje normale, po përgatitem maksimalisht sikur nesër të nis sezoni

22:38, 25/03/2020

Jasir Asanit i duhet ende të presë për të filluar kampionatin me klubin e ri të AIK Stokholm për shkak të situatës ndaj Koronavirusit. Sulmuesi deri më tani ka luajtur në miqësore dhe në Kupë, madje ka gjetur edhe rrugën e rrjetës. Së fundmi në një intervistë për gazetarin, Reshat Ibrahimi, thekson se kjo situatë pa futboll ka nisur ta bezdisë. Ndër të tjera, Asani tregon se dita e tij e zakonshme lidhet me ushtrimet e marra nga stafi teknik e më pas pushon në banesë.

“Këtu në Stokholm jam mirë. Po bëj stërvitje dhe pushim, sepse edhe këtu tek ne në Suedi është pezulluar gjithcka. Unë bëj ushtrime vetë në një stadium ndihmës, pas kam programin që na e ka dhënë stafi teknik. Pas ushtrimeve kthehem në banesë dhe pushoj. Kështu e kaloj një ditë të zakonshme në kryeqytetin sudez. Normal që kjo situatë ka filluar të më bezdisë pak, sepse jemi mësuar të stërvitemi së bashku me ekipin, ndërsa tani për shkak të këtij pushimi të detyrueshëm biem nga forma dhe kjo është normale.

Unë po përgatitem maksimalisht sikur nesër të filloj sezoni i ri. Jam i kënaqur që shënova gol ndaj Kalmarit, pastaj kam shënuar edhe në një ndeshje miqësore. Unë uroj që pas përhapjes së Koronavirusit të kthehemi sa më parë në gjendje normale dhe pastaj të mendojmë vetëm për kampionatin. AIK është një prej favoritëve për kreun e tabelës dhe ne shpresojmë të realizojmë ambiciet e klubit dhe të tifozëve tanë që janë në numër të madh, jo vetëm në Stokholm por edhe në të gjithë Suedinë”, u shpreh Asani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco