Presidenti i Brazilit e quajti grip të thjeshtë, Dani Alves e këshillon ta marrë seriozisht situatën

Presidenti i Brazilit e quajti grip të thjeshtë, Dani Alves e këshillon ta marrë seriozisht situatën

21:56, 25/03/2020

Ish-futbollisti i Barcelonës, Juventusit dhe PSG-së, Dani Alves, i është drejtuar hapur presidentit të Brazilit, Jair Bolsonaro, që “të marrë seriozisht situatën e krijuar në mbarë botën nga pandemia e Koronavirusit”.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Alves kërkon nga presidenti i vendit të tij që të mendojë për jetët e brazilianëve. 

Bolsonaro skandalizoi me deklaratën e tij të fundit se “Koronavirusi është vetëm një grip i lehtë dhe të gjithë situatën psikologjike e krijuar nga virusi COVID-19 e ka quajtur “një histeri”.

“Zoti, president! Ju respektoj shumë, por ka shumë familje dhe njerëz që janë duke punuar për të luftuar këtë pandemi dhe ju si njeriu më i rëndësishëm i vendit duhet të mendoni për të mirën e njerëzve tanë. Është një periudhë e vështirë për të gjithë botën dhe popullin tonë. Nuk duhet ta injorojmë këtë situatë. Si një qytetar i përulur dua të shpreh opinionin tim. Nuk duam të jetojmë më me frikë dhe të mos arrijmë dot të ndajmë kujtimet me njerëzit. Zoti e bekoftë Brazilin dhe botën!”, shkruan Dani Alves. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco