'Qëndroni në shtëpi', Bogdani tregon situatën në Itali: Po bëjnë zgjedhjen mes të rinjve dhe të vjetërve

'Qëndroni në shtëpi', Bogdani tregon situatën në Itali: Po bëjnë zgjedhjen mes të rinjve dhe të vjetërve

21:47, 25/03/2020

Italia është një nga shtetet më të prekura nga Covid-19, ku janë regjistruar edhe vdekje të shumta.

Në një lidhje direkte me “Ora Neës” nga Italia, ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, Erjon Bogdani ka treguar situatën në vendin fqinj.

Bogdani shprehet se tashmë po zgjidhet mes të rinjve dhe të moshuarve.

“Karantina nuk është e lehtë për asnjë njeri. Sot është dita e 16-të që jam në shtëpi.Qëndrimi në shtëpi është e vetmja mënyrë për të luftuar këtë virus. Këtu janë marrë masat shumë më herët. Këtu është mbyllur çdo gjë, nuk lejohen as shëtitjet. Qëndroni në shtëpi. Një familjar duhet të dalë dhe të blejë ushqimet në supermarket. Sot në Itali po bëjnë zgjedhjen mes të rinjve dhe të vjetërve” – shprehet Bogdani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco