Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Bonucci: Është e vështirë të rrish pa futboll, stërvitem çdo ditë për rreth 2 orë

Bonucci: Është e vështirë të rrish pa futboll, stërvitem çdo ditë për rreth 2 orë

20:44, 25/03/2020

Pas daljes pozitiv me koronavirus të Daniele Ruganit, 121 antarë të klubit të Juventusit u futën në karantinë.

Një prej tyre ishte dhe futbollisti, Leonardo Bonucci, i cili tashmë na tregon si i kalon ditët pa futboll.

 “Natyrisht që është e vështirë të rrish pa futboll, por ana e mirë është që po kalojmë shumë kohë me familjen, tani rri gjithë ditën duke luajtur me fëmijët e mi, të cilëve nuk u kam dedikuar kohën e duhur për shkak të angazhimit që kam pasur”, tregon Bonucci.

Image

Më pas mbrojtësi thekson se ky është një moment i vështirë për gjithë Italinë, ndërsa sa i përket futbollit, tregon se çdo mëngjes i vijnë ushtrimet që duhet të ndjekë dhe stërvitet dy orë në ditë për të mbajtur formën.

“Natyrisht që do të donim të vazhdonim të luanim, por në këto momente duhet të mendohet për shëndetin e njerëzve, pasi dihet situate e vështirë që është krijuar. Unë zakonisht stërvitem pasditeve çdo ditë rreth 90-120 minuta, ndërsa programi na vjen çdo mëngjes. Mundohem të jem korrekt me përgatitet, për të ruajtur formën”, tha Bonucci.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco