Shoqata e Futbollistëve Anglezë kërkon mbledhje urgjente për çështjen e pagave

Shoqata e Futbollistëve Anglezë kërkon mbledhje urgjente për çështjen e pagave

20:10, 25/03/2020

Shoqata e Futbollistëve Profesionistë Anglezë (PFA) i ka kërkuar kampionatit anglez (Premier League dhe English Football League) të organizojnë menjëherë një takim të posaçëm në lidhje me çështjen e reduktimit të pagave të lojtarëve për këtë periudhë për shkak të ndërprerjes së futbollit në Angli prej Koronavirusit.

Mediat e huaja raportojnë se dhe yjet e futbollit anglez janë bashkuar në një zë për të kundërshtuar këtë propozim.

Aktivitetet futbollistike në Angli janë ndërprerë deri në daën 30 prill, ndërsa deri tani klubi i Birmingamit ka pranuar të reduktojë me pagat e lojtarëve (ata që marrin 6 mijë euro në javë) me 50%, por ky propozim nuk ka gjetur mbështetjen e klubeve të tjera.

Koronavirusi do të shkaktojë një dëm të madh financiar te shumë klube, prandaj drejtuesit kanë kërkuar që të reduktohen pagat e lojtarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco