Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Kundërshtarët e Premier Ligës i kërkojnë UEFA-s të mbajë në fuqi dënimin e Manchester Cityt

Kundërshtarët e Premier Ligës i kërkojnë UEFA-s të mbajë në fuqi dënimin e Manchester Cityt

18:27, 25/03/2020

Manchester City ka pësuar një dënim shembullor nga UEFA, duke u përjashtuar për dy vite nga kompeticionet europiane dhe një gjobë të majme prej 30 milionë eurosh. 

Këtë vendim “Qytetarët” e kanë apeluar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv dhe presin një përgjigje, që me shumë mundësi do të vijë në sezonin e ardhshëm, që do të thotë se City nuk do të luajë në Champions sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, kaq nuk mjafton për klubet e Premier Ligës. Të gjithë duan ta shmangin konkurencën e skuadrës së Pep Guardiolës dhe kanë kërkuar nëpërmjet shkresave të ndryshme në CAS, që kjo e fundit të mbajë në fuqi vendimin e vendosur nga UEFA.

Këtë veprim e kanë ndërmarrë nëntë nga dhjetë klubet e para të Premier Ligës, përveç Shefilld Junajtid. 

Mbetet për tu parë se ç’do të ndodhë në të ardhmen, por e sigurt është se nëse City dënohet, kundërshtarët do festojnë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco