Lufta ndaj Covid-19/ Conor McGregor dhuron 1 milion euro

Lufta ndaj Covid-19/ Conor McGregor dhuron 1 milion euro

18:08, 25/03/2020

Ish-kampioni në UFC, Conor McGregor ka dhuruar pajisje mbrojtëse për spitalet e Irlandës me vlerën e 1 milion eurove.

Lajmine dha vetë, McGregor, i cili i dërgoi dhe një mesazh, Ministrit të Financave të vendit të tij, Paschal Donohoe, duke i kërkuar që që kantieret e ndërtimit të mbyllen dhe të zbatohen masa më të rrepta në aeroporte.

Gjithashtu, Conor McGregor insitoi se mund të bëhet dhe më shumë për të ngadalësuar shpërthimin që ka marrë rreth 20,000 jetë në të gjithë botën dhe shtatë deri më tani në Irlandë.

Ai shkroi: “Sot po blej vetë, pajisje mbrojtëse personale në vlerë prej 1 milion euro për t’u vendosur në të gjitha spitalet luftarake në rajonin e Leinster. Rajoni ynë më i prekur, deri në këtë datë. St. James. Mater, Tallaght. Beaumont. Vincent-së”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco