Inter dëshiron të transferojë futbollistin e Barcelonës

Inter dëshiron të transferojë futbollistin e Barcelonës

17:34, 25/03/2020

Verën e kaluar klubi i Barcelonës e konsideronte të pashitshëm mbrojtësin e djatht, Nelson Semedo, madje kishte refuzuar dhe disa oferta që kishin ardhur në drejtim të tij në atë kohë.

Mirëpo, situata ka ndryshuar për 26 vjeçarin dhe klubi katalans po mendon ta  lërë të largohet në merkaton e kësaj vere.

Sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo” , Interi ka shprehur zyrtarisht interes për të patur në skuadër futbollistit portugez të Barcelonës.

Semedo vlerësohet me çmimin prej 40 milionë eurosh dhe shitja e tij mund ta ndihmonte Barçën për të rikuperuar sa më shumë para që të jetë e mundur për të rikthyer Neymar dhe provuar goditjen e madhe Lautaro Martinez. 

Sipas atyre që raportojnë mediat spanjolle, blaugranët po mendojnë largimin e disa lojtarëve të tjerë si: Ousmane Dembélé, Philippe Coutinho apo edhe Samuel Umtiti.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco