Kryetari i Bergamos: Ndeshja me Valencian ishte si një 'bombë biologjike'

Kryetari i Bergamos: Ndeshja me Valencian ishte si një 'bombë biologjike'

16:53, 25/03/2020

Kryetari i Bergamos është i bindur se ndeshja e parë e 1/8-ës së finales së Ligës së Kampionëve, e luajtur mes Atalantës dhe Valencias në ‘San Siro’ më 19 shkurt, shkaktoi një përhapje masive të Koronavirusit në Itali dhe Spanjë.

“Ajo ndeshje ishte një bombë biologjike që shpërtheu në stadium dhe tani po vret qytetin tonë”, ka deklaruar Giorgio Gori.

“Ne nuk dinim akoma se çfarë po ndodhte, sepse ndeshja ishte më 19 shkurt dhe pacienti i parë në Itali u regjistrua katër ditë më vonë, në Lombardi. Kjo do të thotë se virusi tashmë ka qarkulluar dhe 40 mijë njerëz ishin në stadium atë natë”.

Pjesa e Lombardisë është pjesa më e prekur nga Koronavirusi në Itali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco