Roger Federer dhuron 1 milion franga për luftën ndaj koronavirus

Roger Federer dhuron 1 milion franga për luftën ndaj koronavirus

16:25, 25/03/2020

Duke qenë se bota po përballet me pandeminë e koronavirusit, shumë sportistë të njohur janë sensibilizuar, duke bërë dhurime për t’i ardhur në ndihmë autoriteteve shëndetësore.

Së fundmi mësohet se tensisti i famshëm, Roger Federer dhe gruaja e tij, Mirka, kanë dhuruar një milion franga për të ndihmuar, Zvicrën, në luftën kundër koronavirusit.

Numri i katër i botës që po vuan nga një dëmtim në gju, ka zbuluar se ai ka vendosur të ndihmojë bashkëatëdhetarët e tij.

Image

Zvicra ka raportuar mbi 10 mijë raste dhe 135 vdekje që nga koha kur virusi vdekjeprurës u përhap në Evropë, pas ardhjes nga Wuhan, nga Kina.

“Këto janë kohë sfiduese për të gjithë dhe askush nuk duhet të lihet pas”, ka shkruar Federer në Twitter.

“Mirka dhe unë personalisht kemi vendosur të dhurojmë një milion franga zvicerane për familjet më të rrezikuar në Zvicër”.

“Kontributi ynë është vetëm një fillim. Shpresojmë që të tjerët të bashkohen për të mbështetur më shumë familjet në nevojë”.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco