Efekti koronavirus, FIFA mund ta zgjasë në 7 muaj merkaton!

Efekti koronavirus, FIFA mund ta zgjasë në 7 muaj merkaton!

15:16, 25/03/2020

Jo vetëm kampionatet dhe Kupat e Europës, UEFA dhe FIFA po studiojnë çdo aspket të futbollit, në momentin që do të rinisë pas emergjencës së koronavirusit përfshirë këtu edhe merkaton e transferimeve.

Humbjet ekonomike që kanë pësuar klubet e futbollit gjatë kësaj periudhe kanë qenë shumë të mëdha aq sa kanë vënë në dyshim edhe ekzistencën e tyre në liga më të ulta.

Humbjet ekonomike mund të bëhen faktor edhe për transferimet e mëdha në merkato dhe për këtë arsye FIFA po mendon ta zgjasë në plot 7 muaj sesionin veror të merkatos.

Merkatoja mund të nisë në 1 korrik dhe mund të përfundojë në muajin janar në të njëjtën periudhë kur mbyllet merkato e dimrit. FIFA ende nuk ka vendosur por kjo është një hipotezë konkrete./ ss

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco