Vedat Muriqi mesazh solidarizues për Fatih Terim, trajneri turk pozitiv me koronavirus

Vedat Muriqi mesazh solidarizues për Fatih Terim, trajneri turk pozitiv me koronavirus

12:19, 25/03/2020

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi ka folur për situatën aktuale që po kalon bota për shkak të koronavirusit.

Muriqi që luan për gjigantin turk Fenerbahce, gjatë një interviste për gazetën e famshme “Fanatik” ka shprehur solidaritet për trajnerin e Galatasaray, Fatih Terim i cili është pozitiv me Covid-19.

“Jo vetëm si një vend, por ne po kalojmë një proces shumë të vështirë në të gjithë botën. Dua t’i uroj gjithë të mirat dhe shëndet trajnerit të Galatasaray, Fatih Terim dhe Abdurrahim Albayrak. Të gjithë ata që rezultuan pozitiv, familjet dhe të dashurit e tyre le të kenë ndihmën e Zotit”.

“Puna jonë bëhet në shtëpi falë klubit tonë. Pajisjet tona janë në një nivel shumë të lartë, megjithëse jemi në shtëpi. Dua të falënderoj klubin tonë dhe të kompanitë e fitnesit”.

Por, si është situata që ai po kalon: “Pak e vështirë, natyrisht. Shpresojmë dhe duam të kthehemi në kampin stërvitor dhe të bëjmë stërvitjet tona duke kaluar këtë periudhë në një kohë të shkurtër”.

“Ne patjetër duhet të dëgjojmë autoritetet. Shteti ynë mori të gjitha masat paraprake. Si individ, detyra jonë nuk është të largohemi nga shtëpia. Kjo duhet të jetë primare”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco