Basketbollisti: Nëna im në gjendje kome shkaku i koronavirusit, ajo më tha gjëra që...

Basketbollisti: Nëna im në gjendje kome shkaku i koronavirusit, ajo më tha gjëra që...

10:47, 25/03/2020

Shumë njerëz ende e perceptojnë koronavirusin si diçka abstrakte dhe nuk e kuptojnë agresivitetin e tij, derisa “armiku i padukshëm” të afrohet brenda shtëpisë.

Kështu ka ndodhur me basketbollistin e njohur, Karl Anthony Toës, pasi nëna e të cilit përfundoi në gjendje kome për shkak të koronavirusit.

“Unë e ndaj historinë time me shpresën se të gjithë do të qëndrojnë në shtëpi. Ne kemi nevojë për më shumë pajisje dhe ne kemi nevojë për të ndihmuar stafin mjekësorë. Faleminderit mjekëve që ndihmojnë nënën time. Ju jeni heronjtë e vërtetë. Unë lutem për të gjithë në këto kohë të vështira”, ka thënë Karl.

Ai shtoi se gjendja e nënës së tij po përkeqësohej çdo ditë.

“Temperatura e saj nuk po binte, kolla e saj dhe gjendja e mushkërive po përkeqësohej. Ajo po bëhej më keq dita - ditës. Një ditë dukej se po përmirësohej, por krejt papritur gjendja e saj u përkeqësua, kishte probleme me frymëmarrje, dhe ajo më tha gjëra që unë nuk doja t’i dëgjoja”, shtoi ai me lot në sy.

“Ata e futën atë në gjendje kome dhe që nga ajo ditë nuk kam qenë në gjendje t’i flas. Tashmë vetëm më njoftojnë për gjendjen e saj”, rrëfen ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco