Del Piero publikon FOTO-n nga Tirana për solidarizim ndaj Italisë

Del Piero publikon FOTO-n nga Tirana për solidarizim ndaj Italisë

15:25, 24/03/2020

Italia po kalon ditë të vështira pasi koronavirusi ka shkaktuar mijëra viktima.

Së bashku me shumë shtete, edhe Shqipëria ka shfaqur solidaritetin në drejtim të shtetit fqinj shëndetësia e të cilit është përfshirë në një situatë kaotike.

Për gjendjen tragjike që po kalon shteti fqinj edhe sheshi “Skënderbej” në Tiranë u ngjyros me flamurin italian në shenjë solidariteti.

Një foto të tillë nga Tirana, e ka publikuar në rrjetin e tij social në Instagram, edhe nga legjenda e futbollit italian dhe të Juventusit, Alessandro Del Piero.

Me shenjën e lutjes, Del Piero ka falenderuar Tiranën për solidarizimin me Italinë. Në total, koronavirusi në Itali iu ka marrë jetën 6077 personave.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco