Massimo Moratti po planifikon të blejë klubin italian

Massimo Moratti po planifikon të blejë klubin italian

22:40, 23/03/2020

Pas Berlusconit që u rikthye në botën e futbollit, duke blerë skuadrën e Monzës, edhe Massimo Moratti nuk po bën dot pa sportin më të ndjekur në botë dhe po planifikon gjithashtu një rikthim të bujshëm.

Mediat italiane raportuan sot se ish-pronari i Interit po punon për të blerë skuadrën e Cremoneses, e cila militon në Serinë B italiane, por ka problem të shumta dhe presidenti aktual Arvedi, po mendon seriozisht tërheqjen pas 13 vitesh në krye të klubit.

Plani i Morattit është të blejë klubin Lombard dhe ta lërë në pronësi të të birit, Angelo Moratti, që ka të njëjtin emër si gjyshi i tij, i cili bëri historinë me Interin duke fituar dy herë radhazi Ligën e Kampionëve në sezonet 1963-1965.

Nëse gjithçka do të mbyllet me sukses, atëherë derbi Lombard mes Monzës dhe Cremoneses sezonin e ardhshëm në Serinë B, do të rikthejë sërish edhe “përballjen” në tribunën VIP mes Silvio Berlusconit dhe Massimo Morattit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco