'Pas kësaj karantine do të luaj futboll deri 50 vjeç…', deklarata e bujshme nga....!

'Pas kësaj karantine do të luaj futboll deri 50 vjeç…', deklarata e bujshme nga....!

08:53, 23/03/2020

Ashtu si gjithë futbollistët e tjerë edhe Radja Nainggolan po qëndron i izoluar këtë situatë të jashtëzakonshme që po kalon Italia si pasojë e shpërndarjes së gjerë të koronavirusit.

Belgu foli nga profili në Instagram i Cagliari, në një transmetim të drejtpërdrejtë. Nainggolan, si gjithë të tjerët, nuk po e provon mirë faktin që duhet të qëndrojë brenda, shkruan “football-Italia”.

“Në përgjithësi jam i qetë. Unë pres lajme dhe vazhdoj të stërvitem në shtëpi, edhe pse kjo mënyrë e jetës nuk është bërë për mua. Qëndrimi në shtëpi pas një kohe bëhet mërzitje absurde. Unë luaj pak me shokët e mi në PlayStation, provoj ta kaloj kohën. Dje bëra një tortë me vajzën time. Më pas bëj provova të kooperoj me disa grupe DJ për të kaluar një moment të lirë..."

Por, Nainggolan mezi pret të rifillojë jetën e mëparshme: "Sapo të mbarojë kjo karantinë, unë dua të kem një mbrëmje të këndshme, si në të kaluarën. Dikur mendoja që të luaja futboll deri në moshën 34 vjeçare por tani pas karantinës shpresoj të luaj deri 50 vjeç”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco