Vinicius: Ronaldo është idhulli ynë, golin e festova si ai

Vinicius: Ronaldo është idhulli ynë, golin e festova si ai

15:45, 02/03/2020

Cristiano Ronaldo ngjalli shumë spekulime me praninë e tij në “Santiago Bernabeu” për “El Clasico”-n.

CR7 kishte fluturuar drejt Madridit me avionin e tij privat për të qenë spektatori “VIP” në këtë përballje të veçantë, të cilën e ka përjetuar për thuajse një dekadë si protagonist në fushën e blertë.

Portugezi nuk u përmbajt nga gëzimi kur Vinicius, që konsiderohet trashëgimtari i tij në “Bernabeu”, realizoi golin e parë, duke festuar pikërisht si ai.

19-vjeçari brazilian, postoi pas “El Clasico”-s një foto të CR7 duke festuar, të cilën e shoqëroi me mesazhin: Idhulli ynë Cristiano.

“Cristiano erdhi në dhomën e zhveshjes, në pushimin mes pjesëve, për të na dhënë një mbështetje morale. Ky është motivi pse festova si ai. Cristiano është fitimtar brenda dhe jashtë fushës së blertë”, deklaroi Vinicius pas suksesit të Realit ndaj Barcelonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco