Presidenti i Lionit jep deklaratën e papritur: Me Juventusin mund të luhet në fushë neutrale

Presidenti i Lionit jep deklaratën e papritur: Me Juventusin mund të luhet në fushë neutrale

15:14, 02/03/2020

Juventusi do ketë një detyrë të vështirë për të përmbysur Lionin në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve.

Bardhezinjtë u mposhtën në Francë me rezultatin 1-0, megjithatë për ta është shumë shpejt të përfundojnë jashtë kompeticionit europian.

Ndaj, do ishte një dështim të cilin te “Zonja e Vjetër” as që duan ta çojnë në mendje, teksa shpresojnë te ngrohtësia e publikut të tyre për të prerë biletën e çerekfinaleve.

Megjithatë, ai që ka ngrirë këtë ide është presidenti i Lionit, Zhan-Mishel Aulas, i cili së fundmi shprehet se nuk përjashtohet ideja që ndeshja të luhet në një fushë neutrale, për shkak të Koronavirusit.

Ndërkohë, që presidenti ka përmendur edhe faktin se ekipi U-23 i bardhezinjve ndodhet në karantinë, teksa 4 prej futbollistëve të rinj përfshirë edhe Vrionin janë stërvitur me ekipin e parë, ndërsa shpreson që situata të mos agravohet.

“Do ta vendosë UEFA, por ka disa fakte të reja nga ndeshja e kaluar. Për shembull, Juventus U-23 është në karantinë dhe katër nga futbollistët e kësaj grupmoshe janë stërvitur me ekipin e parë. Shpresoj të arrihet në kushte të mira, dhe në rastin më të keq nuk përjashtohet edhe që ndeshja të luhet në fushë neutrale”, u shpreh presidenti i francezëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco