Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

VIDEO/ Shihni autogolin qesharak të portierit të Caen

VIDEO/ Shihni autogolin qesharak të portierit të Caen

11:19, 29/02/2020

Mbrëmjen e djeshme u luajt takimi mes Caen dhe Grenoblen, i vlefshëm për javën e 27-të në Ligën e dytë franceze. Vendasit fituan me rezultatin e pastër 2-0.

Mirëpo ky takim nuk mori vëmendjen e medieve për rezultatin e sfidës, por për një episod të saj, ku për protagonist kishte portierin e Grenobles, Brice Maubleu,i cili shkaktoi një autogol qesharak.

Në minutën  e 18-të kur rezultati ishte 1-0 në favor të Caen, Maubleu tentoi të nisë topin shpejt tek shoku i skuadrës. Mirëpo portieri aksidentalisht e futi topin në portën e tij, duke i dhënë skuadrës tjetër avantazh të dyfishtë. Edhe pse tentoi, ai nuk arriti ta ndalojë topin të mos e kalojë vijën e portës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco