VIDEO/ Nervozohet Bare, godet stolin e pankinës së Malagas pas zëvendësimi

VIDEO/ Nervozohet Bare, godet stolin e pankinës së Malagas pas zëvendësimi

09:09, 29/02/2020

Mesfushori shqiptar, Keidi Bare u pa shumë i nervozuar pas zëvendësimit që trajneri i ekipit të Malagas i bëri në minutën e 60 -të të ndeshjes Las Palmas-Malaga, e cila përfundoi në barazim 1-1.

Mungesa për një kohë të gjatë në fushat e lojës, ka bërë që futbollisti fierak të kërkojë më shumë minuta në këmbë.

Në dy takimet e fundit, 22 vjeçari ka luajtur në total 72 minuta dhe vendimi i trajnerit të tij e ka acaruar pa masë. Pasi u zëvendësua, futbollisti i kombëtares së Shqipërisë goditi stolin e pankinës së Malagës dhe më pas shishen me ujë i zhgënjyer me zëvendësimin.

Nuk dihet nëse klubi apo trajneri Garsia do të marrin ndonjë masë disiplinore ndaj Bares.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco