Koronavirus, izolohet futbollisti i Tottenham

Koronavirus, izolohet futbollisti i Tottenham

08:02, 29/02/2020

Koreja e Jugut është vendi i dytë në botë, pas Kinës, me numrin më të lartë të personave të prekur nga koronavirusi, me mbi 2300 raste dhe 16 të vdekur.

Kjo situatë në vendin e tij të lindjes, ka detyruar yllin e Tottenham Son Heung-min të futet në vetëkarantinë pas një udhëtimi në Korenë e Jugut.

Në fillim të shkurtit, Son udhëtoi në Korenë e Jugut për të kryer një operacion në krah, pasi e theu atë në ndeshjen ndaj Aston Villa-s, pasi dëshironte që operacioni të kryhej nga një njëjti kirurg që e kishte operuar edhe para 3 vitesh. Megjithatë, edhe pse gjithçka ka kaluar tashmë për futbollistin, ai do të qendrojë i izoluar për 14 ditë, pasi frika nga koronavirusi është e madhe.

Ndërkohë, futbolli është prekur drejtpërdrejt nga koronavirusi. Një ditë më parë, në Itali u regjistrua rasti i parë i një futbollisti të prekur nga virusi i ri, COVID-19.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco