Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Humbi derbin me Tiranën, Olsi Rama nuk përmban nervat, sulmon ...

Humbi derbin me Tiranën, Olsi Rama nuk përmban nervat, sulmon ...

22:48, 28/02/2020

Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, për të dytën javë radhazi ka "shpërthyer" me akuza ndaj vendimeve të gjyqtarëve.

Menjëherë pas derbit të humbur 5-1 ndaj Tiranës, Rama ka akuzuar hapur gjyqtarin se ndikoi sfidën me kartonin e kuq madje i përmendi edhe rregulloren.

“Për një vendosje dore në shpatullën e Torasës, u dha një karton i kuq. Më thoni kur e keni parë? Që ta di dhe unë, se po mësoj dhe unë futboll. Në qoftë se kemi ardhur këtu që fati i ndeshjes të vendoset në mënyrë arbitrare, nga një arbitër komplet inkopetent, unë nuk di çfarë të them".

"Kjo është një humbje kohe. i zhgënjyer se i falëm Tiranës me gabimet tona. i kam folur dhe Bitrit dhe Belicës, se nuk duhet të dilte fare Torrasa në atë pozicion. E filluam ndeshjen shumë mirë. Por siç e thashë ndeshja u vendos në mënyrë arbitrare nga një arbitër inkopetent. Nuk e di kush e mori vendimin".

Rama vazhdon duke ngritur zërin: "Nuk e di si arbitri mbrapa porte mund t’i thotë arbitrit kryesor jep karton të kuq. Ku e keni parë, ma thoni që ta di dhe unë. Derbi vlen 3 pikë si të gjithë ndeshjet e tjera. Do ishte e bukur të fitonim për moral, por nuk fituam dot. i falëm Tiranës ndeshjen. Nuk ka lidhje fare me stolin e trajnerit. Duhet të lëkundet fanella e arbitrit me këtë ndeshje”, u shpreh Olsi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

QYTETARI dt 29 shkurt 202029/02/2020 09:51

Po mirë Olsi është mërzitur shumë nga turpërimi që i bëri Tirana Partizanit 5:1 po ERIONI si ka bërë mbrëmë.. na thanë në lagje që ka ndejtur gjatë natës në ballkon dhe ka sharë albitrin e ndeshjes.....

Shto koment

Denonco