Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

Fitore të madh, Egbo i habit të gjithë me këtë deklaratë: Loja më e dobët nga ne!

Fitore të madh, Egbo i habit të gjithë me këtë deklaratë: Loja më e dobët nga ne!

21:37, 28/02/2020

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, ka folur pas fitores 5-1 ndaj Partizanit. Numri një i stolit qëndron me këmbë në tokë, pasi mendon se nuk është mbyllur asgjë dhe duhet të qëndrojë me këmbë në tokë. 

"Sot më kënaqin shumë 3 pikët dhe lojën që kemi zhvilluar. Nuk u demoralizuam pas golit të pësuar. Doja që të barazoja ndeshjen shpejt dhe pas kthimit u liruam. Pas daljes së Bitrit ndryshoi loja". 

"Jam i qetë, pasi djemtë po japin 100%. Zoti do na shohë dhe do na e kthejë punën tonë", u shpreh ai.

Idrizaj - "Pavarësisht se fituam 5-1 nuk jam shumë i kënaqur me lojën që kemi zhvilluar. Luajtëm si të barabartë dhe kur Partizani ishte me një lojtar më pak. E njëjta gjë ndodhi me Teutën. Loja e sotme ishte ndër më të dobëtat e kampionatit". 

Titulli - "Nuk mendoj se e kemi nxjerrë Partizanin jashtë garës për titull. Ka dhe 12 ndeshje dhe është rrugë e gjatë. Nuk mund të them se jemi për kampion dhe kemi fituar kampionatin. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Takimin me Flamurtarin e fillojmë që sot". 

Kukësi - "Partizani ka cilësi përveç Kukësit. Ata zhvilluan një lojë të bukur dhe treguan shpirt gare. Luajtën mirë. Kukësi ka lojtarë të mirë dhe me eksperiencë, por dhe ne kemi lojtarë. Teuta, Laçi dhe Bylisi janë të fortë. Ky është kampionati më i bukur që kur kam ardhur në Shqipëri". 

Gjyqtarët - "Diskutimin e bëjnë analistat. Nuk e pashë se si Tiranën e kanë ndihmuar gjyqtarët. Si mund të na kenë ndihmuar ne? Kur kanë bërë gabime ndaj nesh nuk kemi bërtitur në gazeta apo televizore".   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco