Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Sormani bën ndryshime për derbin. Formacioni i mundshëm i Partizanit

Sormani bën ndryshime për derbin. Formacioni i mundshëm i Partizanit

12:27, 28/02/2020

Sot luhet derbi me Tiranën dhe në kampin e Partizanit janë bërë gati për sfidën e cila nga tifozët cilësohet më e rëndësishmja e kampionatit.

Të kuqtë i kanë mbyllur përgatitjet dhe trajneri Sormani mesa duket ka bërë disa ndryshime në formacion, krahasuar me takimet e fundit.

Ndryshimet në fazën mbrojtëse janë të detyrueshme, ku me dëmtimin e Trashit, Hakaj pozicionohet titullar në të majtë.

Eneo Bitri rikthehet nga pezullimi, ndaj sot do të formojë dyshen e qendrës me Egzon Belicën.

Ndërsa lëvizjet në sulm janë të diktuara nga efektiviteti i disa lojtarëve në javët e fundit, por edhe nga paraqitja që Solomon bëri ndaj Bylisit.

Nga ajo që është parë në seancat e fundit, sulmuesi nigerian e ka humbur besimin për të qenë titullar dhe me shumë mundësi në vend të tij do të luajë Brajan Braun.

Por në seancën e djeshme, trajneri Sormani i ka provuar edhe alternativat e tjera në fazën sulmuese, ku përveç Bardhit, Braunit dhe Çinarit që mendohen titullarë, u përfshinë edhe Solomon dhe Tedi Cara.

Planet për derbin janë pasuruar së fundmi, pasi Mala shikohet një alternativë e mundshme. Madje trajneri e ka përdorur si në fazën sulmuese, por edhe në mesfushë.

Ndaj, ekzistojnë disa plane për formacionin e derbit, ku dyshimet më të mundshme janë të përfshirjes së Solomon për Braun dhe Ferhatit në mesfushë për Brojën.

Formacioni i mundshëm i Partizanit: Hoxha, Bitri, Belica, Hakaj, Idrizaj, Telushi, Melo, Broja, Çinari, Bardhi, Braun (Solomon).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco