Pezullohet për 8 vjet sportisti kinez

Pezullohet për 8 vjet sportisti kinez

11:18, 28/02/2020

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës i jep fundit karrierës së notarit kinez, Sun Yang, kampion i trefishtë olimpik.

28-vjeçari është pezulluar 8 vjet nga institucioni më i lartë i drejtësisë sportive, pasi është gjetur fajtor për dëmtimin e procesit të kontrollit antidoping.

CAS-i kishte pranuar apelin e paraqitur nga Agjencia Botërore e Antidopingut (AMA) kundër vendimit të Federatës Ndërkombëtare të Notit (FINA), duke i dhënë një goditje të fortë Yangut për sjelljen e padenjë në një kontroll që u krye në shtator të vitit 2018.

CAS-i arriti në përfundimin se notari nuk arriti ta justifikonte veprimin e tij në seancën dëgjimore (shkatërroi mostrat e gjakut që u morën me atë rast), ku u paraqit  korrikun e kaluar.

Notari argumentoi se njëri nga dy oficerët, që kryen kontrollin, nuk ishte akredituar sipas rregullave.

Gjatë këtij kontrolli, të realizuar jashtë garës, nëna e notarit urdhëroi një anëtar të sigurisë së objektit, ku notari stërvitej, që të shkatërronte (thyente) shishet e vogla që përmbanin kampionin e tij të gjakut.

Paneli i antidopingit i FINA-s mbështeti tezën e notarit, por CAS përcaktoi që Sun Yang shkeli kodin antidoping dhe e pezulloi atë për tetë vjet, që është dhe dënimi më i rëndë dhënë për një notar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco