Ronaldinho rikthehet më 19 gusht në ‘Camp Nou’

Ronaldinho rikthehet më 19 gusht në ‘Camp Nou’

09:24, 28/02/2020

Përgatitjet për ndeshjen e legjendave, në nder të Ronaldinhos, po vazhdojnë.

Barcelona po përgatitet për një ndeshje në nder të magjikut brazilian.

Ndeshja do të luhet të mërkurën e 19 gushtit, në stadiumin mitik, “Camp Nou”.

Ronaldinho dhe ish-shokët e skuadrës së tij do të luajnë kundër ish-yjeve të futbollit botëror.

Disa nga emrat e mundshëm që do të paraqiten në fushën e blertë janë Pirlo, Henry, Carlos, Nedved, Saviola e Maldini.

Mbetet të shihet se cilët do të jenë emrat e tjerë që do të jenë pjesëmarrës në këtë ndeshje legjendash, në nder të brazilianit Ronaldinho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco