Djali i Maradonës: Messi është shumë më i mirë se Ronaldo, nuk krahasohet një njeri me një ‘alien’

Djali i Maradonës: Messi është shumë më i mirë se Ronaldo, nuk krahasohet një njeri me një ‘alien’

08:58, 28/02/2020

Djali i Diego Maradonës mendon se Lionel Messi është i pakrahasueshëm.

Maradona Junior thotë se gjithmonë largohet nga tavolina kur nis debati dhe e krahasojnë Cristiano Ronaldon me gjashtë herë fituesin e “Topit të Artë”.

“Messi është shumë më i mirë se Ronaldo. Nuk mund ta krahasoni një njeri me një ‘alien’. Largohem nga tavolina sa herë që e krahasojnë Messin me Ronaldon”, tha ai.

“Ronaldo është sulmues i shkëlqyer, por s’mund të krahasohet me Messin. Askush sot s’mund të krahasohet me Messin”, shtoi djali i legjendës.

“Messi është fenomen, e adhuroj. Messi është lojtar që nëse vendos të shënojë 5 gola në një ndeshje, e bën pa problem. Ata që e kritikojnë, nuk dinë asgjë për futbollin”, përfundoi djali i Maradonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco