Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

FOTO/ Rezultatet e ndeshjeve të Europa League, eliminohet Ajax

FOTO/ Rezultatet e ndeshjeve të Europa League, eliminohet Ajax

23:07, 27/02/2020

Inter, Manchester United dhe Sevilla kanë avancuar pa asnjë problem në raundin e 1/8-ave të Europa League, ndërkohë Ajaxi nuk arriti të përmbyste dot humbjen 2-0 të ndeshjes së parë ndaj Getafes dhe u eliminua edhe nga kompeticioni i dytë më i rëndësishëm për klube.

Në një “San Siro” të boshatisur për shkak të frikës nga Koronavirusi, Interi bëri detyrën ndaj Ludogorets, duke fituar edhe takimin e kthimit me shifrat 2-1, një fitore me përmbysje e zikaltërve me golat e Biraghit dhe Lukakut.

Manchester United dhuroi spektakël në “Old Trafford, ku mposhti 5-0 në takimin e kthimit belgët e Club Brugge, ndërkohë që ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim 1-1.

Bruno Fernandes me penallti, Ighalo McTominay dhe Fred që shënoi dy herë ishin autorët e golave për skuadrën e Solskjaer.

Sevillas i mjaftoi ai gol në fushë kundërshtare për të eliminuar rumunët e Cluj, pasi në “Ramon Sanchez Pizjuan” u nda në një barazim pa gola.

Ajaxi fitoi 2-1 me përmbysje sfidën e kthimit ndaj Getafes në Holandë, por disfata 2-0 në ndeshjen e parë, bëri që “harkëtarët” t’i jepnin lamtumirën edhe Europa League, edhe pse ishin një nga skuadrat pretendente për ta fituar këtë kompeticion.

Surprizoi Shakthar Donetsk që barazoi 3-3 në Portugali ndaj Benficas, duke eliminuar edhe skuadrën e tretë portugeze dhe të fundit që ishte pjesë e këtij kompeticioni në raundin e 1/16-ave.

Ukrainasit kishin triumfuar 2-1 në shtëpi në ndeshjen e parë. Ndërkohë që surprizë mund të konsiderohet eliminimi i Celtic që u mposht në shtëpi me shifrat 1-3 nga FC Copenhagen që avancoi më tej me rezultat të përgjithshëm 4-2 në favor.

Më poshtë mund të shihni rezultatet e takimeve të sotme të Europa League.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco