Kualifikohet Leverkusen, mposht Porton në transfertë

Kualifikohet Leverkusen, mposht Porton në transfertë

20:57, 27/02/2020

Ka përfunduar ndeshja mes Portos dhe Bayern Leverkusen, e vlefshme për fazën e 1/16-ave në Europa League.

Skuadra gjermane ka arritur të fitojë dhe ndeshjen e kthimit, duke mposhtur portugezët në transfertë me rezultatin 3-1.

Golat për Leverkusenin u shënuan nga, Alario (10), Demirbay (50), Havertz (58), ndërsa për Porton golin e nderit e shënoi Marega (65).

Kështu Leverkusen kalon  në 1/8-tat e këtij kompeticioni.

Kujtojmë, që ndeshja e parë kishte dalë me rezultatin 2-1 në favor të gjermanëve

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco