Drejtori i Partizanit, Rama: Kemi arritur një akord me Esat Malën që…

Drejtori i Partizanit, Rama: Kemi arritur një akord me Esat Malën që…

13:23, 27/02/2020

Ka “paqe” mes Partizanit dhe Esat Malës.

Në një konferencë për mediat, drejtori i klubit të kuq, Olsi Rama folur për çështjen “Mala” dhe atë që palët kanë vendosur mes tyre.

Rama tha se dy palët kanë arritur marrëveshjen që Mala në Shqipëri të japë kontributin e tij me Partizanin, ndërsa theksoi se nëse vjen ndonjë ofertë e majme nga jashtë atëherë klubi kryeqytetas nuk do të bëhet pengesë.

Mala? “Situata e Malës është një situatë e krijuar si pasojë e politikës së klubit për të investuar te lojtarët e rinj. Në mënyrë që të rritet sportivisht dhe ekonomikisht. Qëlloi që ishte Mala, por mund të ishte çdo lojtar tjetër. Për rinovimin e kontratës së Malës, kemi punuar edhe vjet dhe kemi bërë hapa para. Ne me Malën kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm dhe kemi arritur një akord, që ai do të jetë lojtari i Partizanit dhe do luajë për të në Shqipëri. Do t’i krijojmë mundësinë që ai të luajë jashtë dhe në momentin që do të vijnë ofertat dhe do të jenë të mira do merren parasysh. Duke parë vlerat e tij si lojtar dhe si person, vendosëm që ta riintegronim në ekipin e parë që të shfaqë gjithçka dhe të kontribuojë për Partizanin. Bashkëpunimi nuk është vetëm për këtë sezon, por edhe për të ardhmen. Nëse atij i vjen një ofertë nga një kampionat prestigjioz do ia mundësojmë që ai të shkojë. Të njëjtën gjë do të bëjmë dhe me lojtarët e tjerë. Ashtu si me Trashin, Çinarin apo Bardhin. Ata e dinë shumë mirë që nuk do të kenë pengesa. Duke ditur që presidenti Demi po bën një investim te kompleksi, është një investim që duhet të kthehet në një farë mënyre. Dhe mënyra më e mirë për t’u kthyer është nëpërmjet talenteve të reja, që do sjellin të ardhura në arkat e Partizanit. Me qëndrimin tonë, donim të tregonim këtë gjë. Duhet të kuptojmë që kur klubi investon, pretendon një të ardhme nga kjo. Jo të gjitha investimet dalin fitimprurëse. Klubi nuk ankohet dhe merr përsipër çdo gjë”.

Kujtojmë që disa ditë më parë Malaj u rikthye në skuadër pas një pezullimi disa mujor nga ana e klubit për shkak të kokëfortësisë së 21-vjeçarit për të mos rinovuar kontratën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco