Shok skuadre në fund të karrierës, Beckham: Dua të blej dyshen Messi - Ronaldo

Shok skuadre në fund të karrierës, Beckham: Dua të blej dyshen Messi - Ronaldo

13:04, 27/02/2020

David Beckham ka lënë të kuptohet se ai mund të sjellë emra si Cristiano Ronaldo ose Lionel Messi në Miami.

Legjenda angleze që tashmë është pronar i klubit, Inter Miami, që do të startojë këtë sezon në MLS amerikane.

Messi dhe Ronaldo që ende po shkëlqejnë në La Liga dhe Serie A, por janë në vitet e tyre të fundit të karrierës, dhe mund të vendosin që largohen drejt SHBA-së.

Duke folur në “Tonight Show” me Jimmy Fallon, Beckham tha: “Ne jemi kontaktuar nga shumë lojtarë të ndryshëm me mundësi që të vijnë për t’u bashkuar me ekipin. Si çdo pronar, edhe unë dëshiroj lojtarët më të mirë”

“Dhe nëse kemi mundësinë të sjellim lojtarë si Cristiano ose Leo Messi, që unë kam admirim të madh për ata të dy. Do të ishte e fantastike nëse do të transferonim Messin dhe Ronaldon”, ka thënë ai.

Shumë lojtarë të njohur kanë luajtur në MLS si: Zlatan Ibrahimovic, Wayne Rooney, Steven Gerrard dhe Frank Lampard.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco