Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Zbulohet klubi i ri i Koulibaly, lojtari blen vilën 4 milionë euro

Zbulohet klubi i ri i Koulibaly, lojtari blen vilën 4 milionë euro

12:46, 27/02/2020

Edhe pse ka akoma kohë për rihapjen e merkatos së transferimeve në futboll, PSG po lëviz për të mos gjendur i papërgatitur.

Qëllimi kryesor do të jetë blerja e një qendërmbrojtësi të ri, i cili do të trashëgojë Thiago Silva në këtë rol. Brazilianit do t’i skadojë kontrata më 30 qershor dhe sipas të gjitha gjasave, nuk do të rinovojë.

Drejtues të klubit të PSG-së duket se e ka identifikuar zëvendësuesin e tij. Bëhet fjalë për Kalidou Koulibaly, “shtylla kurrizore” e Napolit dhe Senegalit që zbulohet nga “Le Parisien”.

Sipas kësaj gazete shumë pranë PSG, Koulibaly ka blerë një vilë 220 metra katrorë, me vlerë 4 milionë euro, në Paris. Ndërtesa është aktualisht në ndërtim e sipër dhe do të përfundojë në muajt në vijim.

Nga ana e tij, presidenti De Laurentiis e vlerëson xhevahirin senegalez jo më pak se 75 milionë euro, një shumë e rëndësishme edhe për një klub të pasur si PSG. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco