Rio Ferdinand: Iu tregoj skuadrën favorite për të fituar trofeun e Champions Leagues

Rio Ferdinand: Iu tregoj skuadrën favorite për të fituar trofeun e Champions Leagues

12:24, 27/02/2020

Rio Ferdinand ka thënë se skuadra e Liverpoolit është favorite për ta fituar për të dytin vit radhazi trofeun e Champions Leagues.

Edhe pse Manchester City ka bërë një hap të madh drejt kalimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores 1-2 ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu”, ish mbrojtësi i Manchester United, e sheh Liverpoolin si skuadrën më të mirë në këtë kompeticion.

“Duhet të jem i sinqertë. Nuk mund të shoh skuadër tjetër më të mirë se Liverpool”, tha Ferdinand gjatë një interviste për “BT Sport”, shkruan SYRI.net.

“Megjithëse do të jetë një ndeshje e vështirë në “Anfield”, mendoj se ata do të kalojnë Atletico Madridin.

“Bayern Munich dukej shkëlqyeshëm kundër një skuadre që është në kërkim të formës dhe identitetit të tyre në këtë moment. Mbrojtja lë shumë për të dëshiruar te skuadra e Bayernit”, vijoi ai.

Favoriti për Champions? “Pa dyshim që është Liverpooli”

Kujtojmë që “Reds-at” pësuan humbje 1-0 në ndeshjen e parë ndaj Atleticos, ndërsa dueli i kthimit në “Anfield’ do të luhet më 11 mars. / SYRI.net / O. M

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco