A do të anulohen Lojërat Olimpike prej koronavirusit? Merret ky vendim zyrtar...

A do të anulohen Lojërat Olimpike prej koronavirusit? Merret ky vendim zyrtar...

10:30, 27/02/2020

“Frika nga koronavirusi nuk do të pengojë ngritjen e pishtarit të Lojërave Olimpike, por do të zvogëlojë përmasat e evenimentit”.

Kështu është shprehur Drejtori i Përgjithshëm i komitetit organizator, Toshiro Muto, i cili ndër të tjera thekson se: “Nuk ka plane për të anuluar ngritjen e flakës Olimpike, pishtarin ikonik i së cilës do të përshkoi gjithë Japoninë për të arritur më pas në destinacionin përfundimtar të saj që është Tokio ku dhe do të zhvillohen Lojërat 2020”.

Stafeta për mbajtjen e pishtarit do të fillojë më 26 Mars ashtu sikurse ishte planifikuar. Toshiro Muto, tha që komiteti ishte duke marrë masa për zhvillimin e evenimentit sportiv pa rritur rrezikun e infektimit të pjesëmarrësve me koronavirus dhe se po merrej parasysh zvogëlimi i ngjarjeve dhe numrit të spektatorëve gjatë ngritjes së flakës.

Komiteti organizativ zhvilloi një provë për ngritjen e flakës më 20 shkurt, ndërkaq  përgatitjet për Lojërat Olimpike po vazhdojnë ashtu siç ishte planifikuar.

Muzeu Olimpik i Japonisë, i cili është ndërtuar pranë Stadiumit Olimpik në Tokio, është mbyllur deri më 16 mars në pritje të udhëzimeve të reja nga qeveria për të parandaluar përhapjen e virusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco