Bonucci: Në disa ndeshje paguan edhe gabimin më të vogël. U ‘zgjuam’ vonë!

Bonucci: Në disa ndeshje paguan edhe gabimin më të vogël. U ‘zgjuam’ vonë!

10:16, 27/02/2020

Leonardo Bonucci, ka folur pas humbjes 1-0 të pësuar nga bardhezinjtë kundër Lyonit në Champions League.

Mbrojtësi i Juventusit, tha se skuadra e tij gaboi dhe nuk ishte aq shumë agresive.

"Kemi gabuar pjesën e parë", ka thënë Bonucci për Sky Sport.

"Në disa ndeshje paguan edhe gabimin më të vogël. Nuk kemi qenë agresivë sa duhet dhe ky është një problem mentaliteti, duhet të ishim “zgjuar” më herët".

Debat me Matuidi? “I thashë se skuadrën e bëjnë ata që janë jashtë dhe se të gjithë duhet të jenë gati të kontribuojnë. Mund të them se kishte diçka që nuk shkonte as mes titullarëve. Duhet të gjejmë një zgjidhje, këto gjëra bëjnë diferencën".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

FILANTROPI DT. 27 shkurt 202027/02/2020 10:28

E kemi thënë edhe herë tjetër në lidhje me JUVENTUSIN, me trajner Sarin me skema të dështuara të tij , me lojra shumë të dobta si në kampionat edhe mbrëmë në ndeshjen me LIONIN kjo skuadër me yje si Ronaldo dhe të tjerë , shumë shpejt ka për tu eleminuar nga kupa e kampioneve....

Shto koment

Denonco