Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Florian Kamberi luan titullar në kualifikimin e Rangers në Europa League

Florian Kamberi luan titullar në kualifikimin e Rangers në Europa League

23:48, 26/02/2020

Rangers është skuadra e parë që kualifikohet në raundin e 1/8-ave të Europa League.

Skuadra skoceze fitoi edhe në sfidën e kthimit ndaj portugezëve të Bragas, këtë herë 0-1 brenda në Portugali dhe avancoi më tej me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Luajti si titullar për herë të parë me fanellën e Rangers sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Florian Kamberi, i transferuar në merkaton e dimrit te skuadra e Gerrard në formë huazimi nga Hibernian.

Kamberi kishte detyrën e vështirë të zëvendësonte dy sulmuesit kryesorë, kolumbianin Morleos që ishte i skualifikuar dhe veteranin Defoe që është i dëmtuar, me shqiptarin që e bëri siç duhet detyrën e tij, ndërsa u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

Golin e vetëm për Rangers e realizoi Kent pas asistit të Ianis Hagi në minutën e 61-të, ndërkohë që në fundin e pjesës së parë talenti rumun, djali i legjendës Gheorge Hagi humbi një 11-metërsh për Rangers.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco