FOTO+VIDEO/ Momenti kur De Ligt pëson dëmtimin ‘horror’

FOTO+VIDEO/ Momenti kur De Ligt pëson dëmtimin ‘horror’

22:18, 26/02/2020

Është duke u luajtur në këto momente ndeshja mes Lyonit dhe Juventusit, e vlefshme për fazën e 1/8-ave në Champions League.

Skuadra franceze po fiton me rezultatin 1-0 ndaj italianëve. Golin për Lyon e shënoi Tousart në minutën e 31-të të ndeshjes.

Mirëpo dy minuta para se të shënohej goli nga 22 vjeçari, mbrojtësi i skuadrës torineze, Matthijas de Ligt u detyrua të lejë fushën e lojës për disa minuta për shkak të një dëmtimi që pësoi në kokë dhe në kraharor.

    Në momentin e një ekzekutimit të një goditje dënimi për bardhezinjtë, holandez u pengua në zonën e Lyon dhe më pas shoku i tij i skuadrës Alex Sandro dhe sulmuesi i Lyon Dembele i bien sipër. Nga përplasja njëra prej thumbave të takave të një prej futbollistëve e ka goditur në kokë duke i shkaktuar dhe çarjen.

    Mbrojtësi i Juventus doli nga fusha i gjakosur, teksa ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe u rikthyer në fushë me kokën e fashuar.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco